Pamje mahnitëse nga një ishull i Islandës, peizazhi i të cilit është formësuar nga vullkanet dhe akullnajat. Copa të shkëputura nga akullnajat që notojnë në ujëra, e liqene të formuara nga kratere vullkanesh krijojnë një pamje surreale në jugun e ishullit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor.
Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, etj.
E kaluara e luftës, sfidat e bashkëpunimit mes artistëve nga Kosova dhe Serbia, propaganda nacionaliste - këto janë disa nga temat e punimeve të artistëve nga të dyja vendet në ekspozitën “MIR IS MIRË”, të hapur në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd.
Ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit në Prishtinë, samiti i BRICS-it në Rusi dhe referendumi në Moldavi për integrim në BE, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit.
Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Prishtinë më 24 tetor u mbajt ecja tradicionale me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë që kanë kontrollet e shpeshta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.
Fotografitë e marra nga arkivi paraqesin pothuajse çdo moment historik të Hungarisë duke u çliruar nga vargonjtë e kontrollit sovjetik 35 vjet më parë.
Arritja në Shqipëri e grupit të parë të migrantëve të shpëtuar nga Italia në ujërat e Mesdheut, një festival balonash në Jerevan e shtegtimi i lejlekëve, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Fotot e rralla nga arkivi tregojnë Mongolinë në periudhën nga vitit 1924 deri më 1992 kur vendi i Azisë Lindore ishte një satelit komunist i Bashkimit Sovjetik.
Libanezët e zhvendosur nga jugu i vendit të tyre, kanë kaluar kufirin në Siri në përpjekje për t'u shpëtuar sulmeve ajrore izraelite.
Pasojat nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Donja Jabllanicë të Bosnjë e Hercegovinës, përvjetori i sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael dhe tharja e rrushit në Afganistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të veçanta.
Shfaq më shumë