Festa kuqezi në Prishtinë
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
1
Dy vajza në Prishtinë bëjnë simbolin e shqiponjës në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
2
Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur afër ndërtesës së Qeverisë.
3
Qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
4
Në çdo 28 nëntor, përveç simboleve kombëtare shqiptare qytetarët nuk harrojnë as rekuizita me flamurin e Kosovës.