Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne, pasi qytetarët e saj kanë dalë kundër projektbuxhetit për vitin 2026 që parasheh rritje të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore nga një Qeveri, e cila për shumë bullgarë, është e korruptuar. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin dhe "korrupsionin" qeveritar
1
Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
2
Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
3
Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
4
Protestuesit në Sofje duke mbajtur një pllakatë të Jolly Rogerit nga seria e famshme japoneze “One Piece”. Simboli është përdorur nga të rinjtë protestues nëpër gjithë botën në vjetët e fundit.