Arti që vodhi Rusia nga Hersoni, sipas Ukrainës
Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1
“Nuk do ta lejojmë”, pikturë e vitit 1961 nga Georgy Malakov, e cila shpërfaq betejën për Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gravura është një nga qindra veprat e artit që janë publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës më 11 nëntor. Lista është publikuar në përvjetorin e tretë të rikthimit të Hersonit, më 2022.
2
“Pijanecët” - pikturë pa datë nga Vladyslav Izmailovych. Pikturat kanë qenë kryesisht në Muzeun e Artit Rajonal të Hersonit, ku veprat e artit besohet se janë vjedhur nga forcat pushtuese ruse.
3
Olga Honcharova, e cila ka qenë drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Hersonit atë kohë, shihet duke shikuar hapësirat bosh të muzeut në dhjetor të vitit 2022, pak pasi forcat ukrainase e kanë kthyer kontrollin e qytetit, pas tetë muajve të pushtimit rus.
Drejtoresha paraprake e muzeut raportohet të ketë ikur nga Ukraina me forcat ruse dhe akuzohet për nxitje të plaçkitjes masive.
Drejtoresha paraprake e muzeut raportohet të ketë ikur nga Ukraina me forcat ruse dhe akuzohet për nxitje të plaçkitjes masive.
4
Piktura Hayet (Jeta) është e datës 1975 e Horace Chernukhinit. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i ka futur në katalog 1.233 piktura që janë vjedhur nga muzeu bashkë me shumë vepra tjera arti.