Ndërlidhjet

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë përmes fotografive

Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votuan të dielën në balotazh për t’i zgjedhur kryetarët e komunave të veta përkatëse, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Në këtë rund, gara u pa si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat ku u zhvillua balotazhi ishin: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG