Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
1
Një ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me djalin e saj në kazermën "Adem Jashari".
2
Reflektimi i një ushtari të FSK-së në tytën e një arme të ekspozuar për Ditën e Forcës.
3
Pjesëtarë të FSK-së me makina transportuese. FSK-ja ka pajisje të llojeve të ndryshme, përfshirë autoblinda të prodhimit amerikan dhe turk.
4
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komandantja supreme e FSK-së, vizitoi kazermën "Adem Jashari" në Ditën e Forcës.
"Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale", tha Osmani për mediat.
"Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale", tha Osmani për mediat.