Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993. Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rinovuar Arnaudija u rihap.
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 18-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Valona Tela)
Skenat prekëse të fotografuara në një stacion treni në Kramatorsk shërbejnë si një kujtesë e fortë e qëndrueshmërisë dhe çmimit që po paguan Ukraina nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, ndërsa trupat e Kievit udhëtojnë drejt vijave të frontit dhe kthehen nga lufta.
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit.
Qindra qytetarë u mblodhën për të ndjekur garën me kuaj në fshatin Mejdan të rajonit të Opojës, në Dragash në fillim të majit dhe në të morën pjesë kalorës nga Kosova dhe rajoni. Kësaj radhe gara u mbajt për nder të kalorësit të ndjerë Muhamer Mustafa.
Njëzetepesë vjet pas masakrës së Poklekut, shtëpia e familjes Muqolli ku u vranë dhe u dogjën 53 civilë, ka marrë pamjen e një muzeu.
Policia në Tbilisi hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve të mbledhur jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 1 maj, pasi një projektligj i diskutueshëm për "agjentët e huaj" kaloi në leximin e tij të dytë.
Më 2012, fotografi holandezo-kanadez, Paolo Woodss ka qenë duke jetuar në Haiti, kur një mik I tij, fotografi Gabriele Galiberti i ka shkuar në vizitë.
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Disa kishin pankarta në duar për të protesuar për kushte më të mira pune, e disa duke festuar.
“Ukraina: Një krim lufte”, është ekspozita me fotografi e hapur në Prishtinë më 29 prill. Ekspozita rrjedh nga libri me po të njëjtin emër që është botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainë.
Pas vdekjes së burrit të saj në Bregun e Fildishtë, Bintou është përballur me presion për ta martuar të bijën, jashtë vullnetit të saj.
Shfaq më shumë