Një shpërthim që dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë për disa qytete në Kosovë, shënimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e protestat në Gjeorgji, janë vetëm tri nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

1
Pasojat e shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Shpërthimi e ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

2
Protestuesit u mblodhën jashtë objektit të transmetuesit publik të Gjeorgjisë më 1 dhjetor kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 26 tetorit, të cilat partia në pushtet pretendon se i ka fituar.

3
Një muze me gjësende dhe artefakte nga të mbijetuar t dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është hapur më 26 nëntor në Prishtinë, në ndërtesën e Fondacionit Jahjaga, i cili udhëhiqet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

4
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duke përshëndetur një fëmijë në kazermën "Adem Jashari". Më 27 nëntor në Kosovë shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e FSK-së dhe kazermat në mbarë vendin hapin dyert për vizitorë.