Rihapet katedralja ikonike në Paris
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.

1
Fjala "faleminderit" e ndriçuar në fasadën e katedralen Notre Dame në nisjen e ceremonisë së rihapjes të ndërtesës.

2
Zjarrfikësit qëndrojnë brenda katedrales Notre Dame, e cila u përball me zjarr shkatërrues më 2019.

3
Udhëheqës botërorë, të ftuar dhe besimtarë katolikë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike 861-vjeçare.

4
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë në Paris.