Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Zjarre masive, prerje ilegale... Rreth 550 hektarë pyje dëmtohen në vit në Kosovë, sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Sustainability Leadership Kosova. Pamjet satelitore e dëshmojnë se si kanë ndryshuar pyjet e Kosovës ndër vite.
Para

Pas

1
Dimcë, Han i Elezit: 2020-2023
Dëmet më të mëdha i kanë pësuar pyjet në zonat kufitare të Kosovës. SLK-ja thotë se në këto zona monitorimi i pyjeve është më i vogël, gjë që mundëson prerjet ilegale të drunjve.

2
Pyjet rreth Liqenit të Batllavës: 2013-2017
Të dhënat e SLK-së thonë se, mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyjore apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë.

3
Kozaricë, Vushtrri: 2010-2017
Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e drunjve në toka pyjore në vend priten sipas legjislacionit në fuqi.

4
Kolovicë, Prishtinë: 2010-2019
Për ta luftuar trendin e shpyllëzimit, kjo agjenci mbjell çdo vit fidanë të drunjve. Vitin e kaluar u pyllëzuan mbi 140 hektarë, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve.