Festivali Ndërkombëtar i Balonave me ajër të nxehtë në shtetin Guanahuato të Meksikës ka ngritur në qiell qindra balona ngjyrash e formash të ndryshme, duke tërhequr shumë vizitorë që shijuan pamjet e bukura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t'iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.
Protestat e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit ndërsa mbahej samitit për klimën në Baku, lufta në Ukrainë dhe një ceremoni fetare në Punxhab janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Mbeturina hidhen vend e pa vend, shpesh duke krijuar edhe deponi ilegale të mëdha nëpër Kosovë.
Tridhjetë e pesë vjet pasi Revolucioni i Kadifenjtë rrëzoi sundimin komunist të mbështetur nga sovjetikët në Pragë, Radio Evropa e Lirë vizitoi disa prej vendeve ku dikur qëndronin monumentet dhe përhapej propaganda.
Fotografitë e mbajtura në një arkiv gjerman zbulojnë se si u testuan pengesat e vendosura për të parandaluar largimin e qytetarëve nga Gjermania Lindore, të cilët përpiqeshin të iknin drejt lirisë. Kushdo që përpiqej të shpëtonte nga shteti komunist, do të ndalohej ose vritej nga rojat patrulluese.
Janë bërë 14 ditë që kur përmbytjet katastrofike nxitën një valë balte në Spanjën lindore, që la më shumë se 200 njerëz të vdekur dhe dëmtoi mijëra shtëpi. Skenat apokaliptike të dokumentuara nga fotografët e AP-së flasin për fuqinë e natyrës të shpalosur me gjithë vrullin e saj.
Një mozaik me portretet e dy kandidatëve për president të SHBA-së më 5 nëntor, protesta masive në Beograd pas tragjedisë në stacionin e trenit dhe ndotja e ajrit në Pakistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Edicioni i katërt i ekspozitës së artit "Forever is Now" (Përgjithmonë është tani) riimagjinon qytetërimin e lashtë të Egjiptit përmes artit bashkëkohor. Instalacionet artistike me tematika të ndryshme tërhoqën vëmendjen e vizitorëve pranë Piramidave të Gizës, në periferi të Kajros në Egjipt.
Tridhjetë e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, duke krahasuar imazhet e vitit 2024 me fotografitë nga arkivi, tregojnë vragë që kanë mbetur nga kufiri më famëkeq i Luftës së Ftohtë.
Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit.
Qytetarët amerikanë më 5 nëntor votuan në zgjedhjet historike presidenciale, me shtatë shtetet kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.
Shfaq më shumë