Vullnetarët që ringjallën revistën Jeta e re të Rumanisë
Një grup historianësh vizualë kanë lansuar një faqe interneti me qasje të hapur, që ringjall revistën fotografike rumune Uj Elet (Jeta e re), duke ofruar një pasqyrë të re të vendit në shekullin XX. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ky imazh, i të rinjve rumunë që ecin mbi këmbë druri, është një nga më shumë se 5.000 fotot e publikuara në internet në fillim të nëntorit nga arkivat e ruajtura të revistës fotografike rumune Uj Ele (Jeta e re).

2
Brendësia e "Caru cu bere" (Vagoni i birrës) në Bukuresht fotografuar më 1965.
Uj Elet, që do të thotë Jeta e re, ishte një botim në gjuhën hungareze dedikuar rreth një milion hungarishtfolësve në Rumani. Revista nisi të botohej në vitin 1959.

3
Një pamje nga lart e stacionit të trenit "Gare du Nord" të Bukureshtit.
Edgar Szocs, i cili krijoi arkivin në internet, i tha Radios Evropa e Lirë se ideja i lindi pasi ai mësoi për dhjetëra kuti fotografish të marra nga fotografët e Uj Elet që lëngonin në një bibliotekë në rajonin e Transilvanisë të Rumanisë.

4
Punëtorët brenda një fabrike instrumentesh muzikore në Reghin, Transilvani, më 1980.
"Kam kontaktuar me ta dhe ata ishin të lumtur", kujton Szoc pasi mijëra imazhe zbuloi në bibliotekën rurale. "Ata thanë: 'Oh ua, ju jeni të interesuar për ato?'. Sepse, thjesht, kishin qëndruar atje për vite me radhë”.