Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
16:42 9.2.2025

KQZ: Jashtë ngjyrës, kemi masa tjera të sigurisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i zgjedhjeve në Kosovë është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Zëdhënësi Valmir Elezi foli për shqetësimet e ngritura nga disa media, se ngjyra që i vihet në gisht qytetarit pas votimit, fshihet shpejt.

Ai tha se kjo nuk është e vetmja masë e sigurisë që aplikon KQZ-ja.

"Të gjithë personat që votojnë, pasi që identifikohen me një dokument zyrtar të Republikës së Kosovës, nënshkruajnë në hapësirën tek emri i tyre, pasi votojnë. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi të votojë sërish", tha Elezi.

Pamje nga një vendvotim në Prishtinë.
Pamje nga një vendvotim në Prishtinë.

17:00 9.2.2025

A keni votuar?

Kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Për ju që nuk e keni ndarë ende mendjen, është një proces që merr vetëm disa minuta kohë, por që e forcon demokracinë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha pak minuta më herët se votimi mund të zgjatet përtej orës 19:00, vetëm nëse para një vendvotimi ka radhë njerëzish që presin për të votuar.

Se çfarë ndikimi ka vota juaj, shikojeni videon më poshtë:

Ndikimi i votës: Pse dhe si të votoni
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:49 0:00

17:08 9.2.2025

Si është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjeve nëpër komuna?

Nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, pjesëmarrja dallon. Klikoni mbi secilën komunë për më shumë informacione.

17:25 9.2.2025

REL-i me emision special

Sonte, Radio Evropa e Lirë do të sjellë një emision special live, ku do të diskutojmë për ditën e votimit dhe rezultatet e para me ekspertë nga Kosova, Brukseli dhe Uashingtoni.

Na ndiqni në evropaelire.org, si dhe në YouTube dhe Facebook.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG