Redaktore e web-it dhe gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një marrëveshje politike mes partive për t’i shtyrë përpara proceset për formimin e institucioneve të reja të Kosovës ende nuk duket në horizont.
Fjalët e Snezhana Paunoviqit janë vetëm shembulli më i fundit i retorikës kundër shqiptarëve nga zyrtarë të lartë serbë, ndër vite.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, proces që dështoi muaj më parë dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kosova përdor djegien e qymyrit për të prodhuar rreth 90 për qind të rrymës që i duhet.
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje më efikase dhe kompromis mes subjekteve, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve politike.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është “më e mençur” për vendin që të ketë mbrojtje gjithëpërfshirëse apo totale, sesa shërbim të detyrueshëm ushtarak.
Vizita e dy kongresistëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor është hap i rëndësishëm për riafirmimin e Shteteve të Bashkuara për paqe dhe stabilitet në rajon “në një kohë kur Serbia dhe Rusia vazhdojnë përpjekjet për destabilizim”.
Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak.
Dhuna me bazë gjinore, thirrjet raciste, sulmet ndaj gazetarëve dhe mungesa e ligjit për bashkësi civil mes personave të gjinisë të njëjtë vlerësohen si ngecjet për Kosovën në raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të organizatës Amnesty International të publikuar më 21 prill.
Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023, u hoqën përfundimisht vetëm në mars të këtij viti, ani pse drita e gjelbër u dha në fund të dhjetorit të vitit 2025.
Sekuestrimi i pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbi, ishte - sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq - sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në këtë vend.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është në kilometrin e fundit, dhe pak hapa kanë mbetur deri te vendimi i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, për akuzat ndaj tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Disa qytetarë në Prishtinë protestuan më 6 shkurt kundër kërkesës së tre operatorëve energjetikë për shtrenjtimin e faturave të rrymës për vitin 2026.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për të përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
Vaska, shtretër, dyshekë, kolltuk e oriendi të tjera, por edhe mbeturina ndërtimore shihen në skajet e kontejnerëve për mbeturina në shumë zona të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Hasani ishte përfaqësuesi i parë i Kosovës në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, kur Kosova u bë anëtare e këtij institucioni në shtator të vitit 2014.
Viti 2025 ka qenë vit zgjedhjesh për Kosovën, por kjo nuk i ka ndalur gazetarët e Radios Evropa e Lirë (REL) që të raportojnë edhe për problematika tjera, të cilat e kemi vlerësuar se duhet të marrin vëmendje më të madhe.
Avokatët e dy të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit kanë kërkuar që prokurori special, Bekim Kodraliu, të largohet nga ky rast, duke pretenduar se ai ka bërë shkelje të Kodit të Procedurës Penale.
Nga bojkotimi i mediave të Kosovës e sulmet ndaj gazetarëve, në prani më të madhe në to. Nga përdorimi i termave “hajvanë” e “hajvanat”, me premtimin për një gjuhë më të matur dhe bashkëpunuese me partitë tjera të mëdha shqiptare.
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
Shfaq më shumë