Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u caktua mandatar për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës më 4 nëntor, kur edhe nisi afati 15-ditor për ta përmbyllur procesin. Por, deri më tani, sinjale për mbajtje të ndonjë seance në Kuvend nuk ka. Çfarë skenarësh ka përpara vendi?
Balotazhi i 9 nëntorit e përmbylli garën për kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës fituan më së shumti komuna – 7 sosh – duke marrë për bazë edhe rezultatet e rundit të parë.
Gjerësisht, kjo pozitë përshkruhet si tejet ceremoniale, pasi në Kosovë, shtet me demokraci parlamentare, primatin e ka Kuvendi, në aspektin legjislativ, si dhe Qeveria, si pushtet ekzekutiv.
Vetë traktati që synon ndaljen e dhunës me bazë gjinore, tani është në shënjestër. Pse disa shtete evropiane po e braktisin paktin që e përcakton dhunën kundër grave si shkelje të të drejtave të njeriut? Shpjegojmë në pak minuta.
Kosova rrezikon t’i provojë edhe një palë zgjedhje – të tretat – brenda 2025-tës, për shkak të pamundësisë së partive politike për të arritur konsensus në nivelin qendror. Mirëpo, duket se inatet dhe mospajtimet ekzistojnë vetëm në atë pikë.
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta qeverisur vendin edhe katër vjet.
Në mesin e plot paqartësive që e kanë mbështjellë Kosovën në javët dhe muajt e fundit, çështja e miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm mund të mos jetë më e përfolura, por pa asnjë dyshim është ndër më të rëndësishmet.
Bashkimi Evropian është në rrugë për të jetësuar një plan pesëvjeçar në mbrojtje, që parasheh edhe funksionalizimin e një “mburoje dronësh” deri në fund të vitit 2027. Vendimi u mor pas hyrjes së disa dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, çka detyroi mbylljen e saj për një kohë.
Ursula von der Leyen e nisi dhe e përfundoi këtë javë një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por vizita e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë mund të ketë qenë më e shkurtra dhe u përmbyll nga ana e saj me një postim në rrjetin social X. Ç’mesazh përçoi?
Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e mbyllën pa balotazh procesin zgjedhor për kryetar komune. Të tjerat do ta mbajnë rundin e dytë të votimit, më 9 nëntor. Votimet e 12 tetorit u zhvilluan pa incidente të mëdha.
Sa kanë ndryshuar ndër vite zotimet, dhe si ka ndërruar qasja e kandidatëve në kërkimin e votës?
“Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.
Një tjetër muaj, një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një tjetër moment paqartësie. Situatë e përsëritur disa herë këtë vit.
Deklaratat e presidentes së Kosovës se funksionimi i Kuvendit nuk duhet të mbetet peng i zgjedhjes së nënkryetarit serb janë parë si tejet politike, pa argumentime kushtetuese dhe me tendencë për t’i siguruar vetes edhe një tjetër mandat si udhëheqëse e shtetit.
Serbia po përballet me protestat më të mëdha që prej përmbysjes së regjimit të Sllodoban Millosheviqit në vitin 2000. Çfarë e nxiti përshkallëzimin e tyre tani? Shpjegojmë në pak minuta.
Risia e vetme në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 20 gusht, ishte propozimi i një emri tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç atij të Albulena Haxhiut, për kryekuvendare. Pavarësisht se disa e panë si hap pozitiv, partitë tjera të mëdha shqiptare mendojnë ndryshe.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Gjykata, në anën tjetër, e ka shpjegimin e vet. Cili është ai?
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet.
Kur dukej se situata nuk mund të komplikohej më shumë në Kosovë, vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të tërhequr lëndën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, për shkak të gjyqtarit serb, Radomir Llaban, e ka çuar situatën në tjetër nivel.
Shteti i Kosovës thotë se ka ndarë miliona për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quan të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan”. Si e shohin ekspertët këtë situatë? Shpjegojmë në pak minuta.
Shfaq më shumë