Redaktor i web-it dhe gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Qeveria në detyrë e Kosovës shpërndau miliona euro në mbështetje sociale dhe subvencione, duke nxitur akuza nga opozita dhe shoqëria civile për përdorim elektoral të parasë publike.
Kosova mund të jetë më pranë integrimit në Bashkimin Evropian, pas një iniciative të re që synon përfshirjen graduale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Evropian.
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë.
Derisa Kosova po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare, që u shkaktuan nga dështimi i Kuvendit për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, çështja e presidentit mbetet një nga nyjat kryesore politike pa zgjidhje.
Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.
Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitur dhe zhvilluar zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, të tretat radhazi brenda rreth një vitit e gjysmë.
Gati tri vjet pasi e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova ende nuk ka filluar mirë t’i kryej punët rreth infrastrukturës sportive për organizimin e garave, mbase duke e vënë në pikëpyetje mbajtjen e tyre.
Kosova i ka bërë përgatitjet e fundit për përballjen finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën. Kombëtarja dardane synon pjesëmarrjen në Botëror për herë të parë në historinë e vet 10-vjeçare dhe pritjet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha.
Se herë që vjen koha për ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës në futboll, të gjithë në vend, bile edhe ata që nuk janë adhurues të këtij sporti, duan patjetër një biletë për ta parë ndeshjen e Kombëtares kur luan në shtëpi.
Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit.
Sikur të mos mjaftonin një palë zgjedhje të parakohshme dhjetorin e vitit të kaluar, dhe një vit i plotë i humbur legjislativ – siç ishte 2025 - partitë politike në Kosovë rrezikojnë të nisin fushatë zgjedhore përsëri brenda disa javësh.
Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre. Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve.
Vendimi, i cili prek edhe kosovarët që duan të aplikojnë për vizë emigrantësh, e njohur më shumë si “Green Card”, do të hyjë në fuqi më 21 janar 2026.
Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.
Kosova është vetëm dy fitore larg një arritjeje historike, kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Kosova nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një turne të madh dhe Kupa e Botës verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, mund të jetë e para.
PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së papritur të Memlit Krasniqit, ndërsa Bedri Hamza tashmë ka paralajmëruar kandidimin e tij për ta rikthyer partinë "si forcën kryesore politike".
Kosova e ka dekoruar më 8 tetor presidentin e organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino, me medalje nderi, për rolin e tij në pranimin e vendit në FIFA.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare - e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit - por ketë herë më udhëzime më të qarta.
Shfaq më shumë