Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
12:58 9.2.2025

📊 Në zgjedhjet e fundit parlamentare, hendeku gjinor është rritur në krahasim me zgjedhjet paraprake

13:10 9.2.2025

Haradinaj bën sërish thirrje për dalje në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj – njëherësh kandidat për kryeministër – u ka bërë thirrje sërish të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Kjo është dita juaj, vendimi juaj për Kosovën, për përfaqësuesit tuaj në parlament, por edhe për ata që do të jenë qeverinë e ardhshme. Me votën e juaj, ju e drejtoni Kosovën”, ka thënë Haradinaj në një konferencë të shkurtër për media.

Pamje nga një qendër votimi në Kosovë.
Pamje nga një qendër votimi në Kosovë.

13:32 9.2.2025

📽 Veriu iu kthehet kutive të votimit për zgjedhjet e Kosovës

Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Megjithatë, Beogradi zyrtar mbështet vetëm një opsion, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në "mobilizimin" e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet në Kosovë, duke ua siguruar transportin.

Veriu iu kthehet kutive të votimit për zgjedhjet e Kosovës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:21 0:00

14:07 9.2.2025

DnV: Fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese mund të minojë integritetin e zgjedhjeve

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, tha se votuesit kanë deklaruar se ngjyra matrikuluese po fshihet lehtësisht nga gishtërinjtë e tyre dhe kjo çështje sipas tij mund t’i japë rrugë votimit të dyfishtë.

Një gjë e tillë, sipas Cakollit, “do minonte besimin e publikut, por edhe integritetin zgjedhor”.

Në konferencën për media, Cakolli tha se ka disa mekanizma që sigurohet që votuesit të mos votojnë dy herë, por theksoi se “problemi qëndron te fakti fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese mund të krijojë perceptim qytetar procesi nuk ka qenë i rregullt dhe mund të ketë pasur raste të tilla”.

DnV tha se ka vërejtur edhe probleme të tjera gjatë votimeve për zgjedhjet parlamentare.

Problemi më i theksuar gjatë procesit të votimit deri në mesditë, sipas Cakollit, është mosgjetja e emrave të votuesve në listat e votuesve.

DnV ka 500 vëzhgues në mbarë vendin dhe Cakolli tha se janë vërejtur edhe probleme kur nuk është regjistruar që një votuesit i është ofruar asistencë me votim.

Po ashtu, ndonëse në një nivel dukshëm më të vogël, DnV tha se edhe në këto zgjedhje fenomeni i fotografimit të votës është prezent.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG