Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
14:08 9.2.2025

Çfarë dimë deri më tani?

  • Kutitë e votimit janë hapur në orën 7:00. Deri në orën 11:00 kanë dalë 8.58 për qind e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi është duke u zhvilluar qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.
  • Ka pasur raportime për vonesa në hapjen e disa vendvotimeve dhe shqetësime për shënjimin e gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese, por KQZ-ja nuk i ka adresuar këto çështje.
  • Katër kandidatët për kryeministër – Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj – e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë njëjtë.
  • Thirrje të ngjashme ka bërë edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
  • Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe serbët lokalë, ndonëse kishin bojkotuar zgjedhjet prej nëntorit të vitit 2022, kur Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pati dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Një pjesë e serbëve që financohen nga shteti i Serbisë, kanë votuar kolektivisht në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.
  • Zgjedhjet janë duke u mbikëqyrur nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) dhe vëzhgues të angazhuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë.
14:19 9.2.2025

📽 Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet

Disa nga qytetarët që votuan në orët e para të vendvotimeve, treguan për Radion Evropa e Lirë se çfarë presin nga këto zgjedhje.

Për më shumë, mund ta shikoni videon më poshtë:

 Qytetarët me shumë pritje nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:45 0:00

14:59 9.2.2025

Të dashur lexues,

Lidhur me zgjedhjet parlamentare në Kosovë, informacionet e fundit tani do t’jua sjell Valona Tela.

Unë Mimoza Sadiku ju falënderoj për besimin!

Ju uroj një pasdite të mirë!

15:10 9.2.2025

Përshëndetje për të gjithë nga unë Valona Tela.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton përmes ueb-faqes së tij se pjesëmarrja në zgjedhje, deri më tash, ka arritur në 17.36 për qind.

Sidoqoftë, KQZ-ja pritet të dalë në konferencë për media në 15:30 me të rejat e fundit.

Na ndiqni!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG