Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
20:35 9.2.2025

Arifi: Qytetarët e kanë humbur besimin në politikëbërje

Politologu Dritëro Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja më e ulët në votime, tregon se qytetarët e kanë humbur besimin në politikëbërje.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ishte dukshëm më ulët - nga mbi 48 për qind ra në rreth 40 për qind.

Sipas Arifit, mosdalja e votuesve e ka penalizuar më shumë partinë në pushtet - Lëvizjen Vetëvendosje.

Arifi, duke u thirrur në exit-polle, thotë se kjo parti do ta ketë të vështirë ta krijojë vetë Qeverinë.

Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ai e cilëson si "pjekuri politike e shoqërisë kosovare".

Analisti politik, Dritëro Arifi, në studion e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Analisti politik, Dritëro Arifi, në studion e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

20:23 9.2.2025

Opozita pret rezultatet preliminare

Përfaqësues të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu drejtuan mediave pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.

Të gjithë i falënderuan qytetarët për një proces të rregullt zgjedhor, ndërsa thanë se do të presin rezultatin preliminar të zgjedhjeve nga KQZ-ja, për hapat tutje.

Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci, tha se kjo parti "e respekton procesin dhe do të presë numërimin përfundimtar", para se të dalë me qëndrime të tjera politike.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se, sipas exit-pollit të saj, kjo parti ka marrë 24 për qind të votave - shifër që tha se do të rritet pas numërimit të votave të diasporës.

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se zgjedhjet ishin ndër më të mirat, por se nuk dëshiron të nxitojë me deklarime të mëtejshme.

Në videon më poshtë mund të shihni se çfarë presin qytetarët nga kryeministri i ri:

 Qytetarët me shumë pritje nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:45 0:00

20:16 9.2.2025

KQZ: Proces i rregullt zgjedhor

Procesi i votimit në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është përmbyllur në kohë dhe sipas ligjit, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pas procesimit të më shumë se 90 për qind të votave, ai tha se pjesëmarrja në votime ka qenë 40.04 për qind.

20:13 9.2.2025

REL-i me emision special

Ndiqeni emisionin special të REL-it për t'u informuar në kohë reale:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG