Pjesëmarrja në votime kalon 40%
Derisa vazhdon procesimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është duke u rritur lehtë edhe pjesëmarrja në votime.
Më herët raportuam për pjesëmarrje nën 40 për qind, por pas procesimit të 90.68% të votave, ajo ka kaluar 40%.
KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje nën 40%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në ueb-faqen e tij se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për qind.
Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.
KQZ-ja, së shpejti, pritet të dalë edhe në konferencë për media.
Çka thanë partitë për koalicionet e mundshme paszgjedhore?
Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë e koaliconit me partinë në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje e të tjerë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicioneve.
Vendvotimet duke u mbyllur
Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë në konferencë për media në 19:30, me informacione rreth pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të tjera.
Fotografia më poshtë është e një qendre votimi në Mitrovicë të Veriut, e cila është mbyllur në orën 19:00.