Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
19:02 9.2.2025

DnV: Proces pa parregullsi serioze

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim - rrjet organizatash që monitoron proceset zgjedhore - tha se procesi i votimit, që nga hapja e deri në orën 17:00, ka kaluar pa ndonjë incident apo parregullsi serioze, që do ta komprometonin procesin zgjedhor.

"Sa i përket daljes së votuesve, deri në orën 17:00, ajo ishte 38.9 për qind në nivel vendi", tha Cakolli në një konferencë për gazetarët.

Ai tha se në Prishtinë, në Ferizaj dhe në rajonin e komunave me shumicë serbe është vërejtur dalje mbi mesataren në nivel vendi.

Sa u përket parregullsive, Cakolli veçoi problemin e pasaktësisë së listës së votuesve.

"Vëzhguesit tanë kanë raportuar se mbi 70 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, kanë pasur deri në dhjetë raste ku votuesit nuk kanë arritur ta gjejnë vendvotimin e tyre", tha Cakolli.

"Rreth 20 për qind kanë pasur deri në 50 raste ku votuesit nuk kanë mundur të votojnë, për shkak të pasaktësisë së listës së votimit", shtoi ai.

Vendvotim në Prishtinë
Vendvotim në Prishtinë

18:51 9.2.2025

Edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve

Dita e votimit është drejt fundit. Në orën 19:00 pritet të mbyllen të gjitha vendvotimet, pos ato ku ka ende radhë njerëzish.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë konferencë për media në orën 19:30.

konferencën paraprake, zëdhënësi Valmir Elezi tha se procesi i votimit ka shkuar mirë, pa ndonjë problem që do ta cenonte mbarëvajtjen.

Ju kujtojmë se pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ka qenë pak mbi 28 për qind.

Një vendvotim në Graçanicë, afër Prishtinës.
Një vendvotim në Graçanicë, afër Prishtinës.

18:44 9.2.2025

18:15 9.2.2025

Për ju që sapo jeni kyçur në blogun tonë:

  • Pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ishte 28.32 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte 32.32 për qind.
  • KQZ-ja siguroi se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.
  • Vendvotimet janë të hapura deri në orën 19:00. Procesi i votimit mund të vazhdojë përtej kësaj ore vetëm nëse para vendvotimeve ka radhë njerëzish që presin për të votuar.
  • “Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi votoi në një qendër të votimit në Prishtinë.
  • Radio Evropa e Lirë do të sjellë sonte një emision special live, ku do të diskutohet për ditën e votimit dhe rezultatet e para me ekspertë nga Kosova, Brukseli dhe Uashingtoni.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG