Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
18:02 9.2.2025

Rruga deri në formimin e Qeverisë së re

Me përfundimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit pason konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e rinj për Kuvendin e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në këtë video mund të kuptoni hapat proceduralë deri në formimin e Qeverisë së re.

Rruga deri në formimin e Qeverisë së re
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:13 0:00

17:45 9.2.2025

Si ka qenë trendi i fletëvotimeve të dëmtuara ndër vite?

Me ose pa qëllim, shumë fletëvotime edhe dëmtohen gjatë procesit të votimit, ndaj duhet pasur kujdes rregullat.

17:25 9.2.2025

REL-i me emision special

Sonte, Radio Evropa e Lirë do të sjellë një emision special live, ku do të diskutojmë për ditën e votimit dhe rezultatet e para me ekspertë nga Kosova, Brukseli dhe Uashingtoni.

Na ndiqni në evropaelire.org, si dhe në YouTube dhe Facebook.

17:08 9.2.2025

Si është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjeve nëpër komuna?

Nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, pjesëmarrja dallon. Klikoni mbi secilën komunë për më shumë informacione.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG