Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
12:22 9.2.2025

PDK: Votimi po zhvillohet pa probleme

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës tha në një konferencë për media se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë problematikë të raportuar.

Ai tha se pjesëmarrja deri në orën 11:00 – që sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 8.58 për qind – është e mirë, teksa ftoi qytetarët që të votojnë.

“Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë”, tha ai.

Një qytetar duke votuar në zgjedhjet parlamentare.
Një qytetar duke votuar në zgjedhjet parlamentare.

12:00 9.2.2025

Presidentja Osmani: Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që e mbara t’i prijë Kosovës, dhe që procesin e zgjedhjeve e sheh si shumë të rëndësishëm, meqë, sipas saj, Kosova është lidere për nivelin e demokracisë në rajon.

Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka votuar në një qendër votimi në Prishtinë.

“Duhet ta mbajmë të tillë [nivelin e demokracisë], dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili përcaktohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet tjera, dhe merren vendime që kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar.

Sipas saj, njëra ndër mënyrat më të mirat për të kontribuuar në demokracinë e Kosovës, është përmes votimit, andaj i ka bërë thirrje gjithsecilit që ta bëjnë vlerësimin për politikanët që i kanë përfaqësuar, apo për ata që dëshirojnë t’i kenë në të ardhmen.

11:42 9.2.2025

KQZ jep të dhëna për daljen në zgjedhje deri në orën 11:00 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.58 për qind.

Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kanë votuar në katër orët e para të procesit të votimit.

Dalja është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.30 për qind apo 145.650 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.

I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull.

Për të dhënat e detajuara për daljen në zgjedhje klikoni KËTU

11:11 9.2.2025

Dita e zgjedhjeve nëpër fotografi

Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ne kemi përzgjedhur disa fotografi nga orët e para të këtij procesi, të cilat mund t'i shikoni në fotogralerinë e mëposhtme:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG