Ndërlidhjet

Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.
Simpatizantët e Vetëvendosjes duke festuar në Prishtinë.

Kurti shpall fitoren

  • Me mbi 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind, sipas KQZ-së.
  • Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.68%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.90% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 7.56%.
  • Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të drejtë dhe demokratik.
11:01 9.2.2025

Krasniqi: Ngjyra shënjuese e gishtërinjve po fshihet lehtësisht

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka ngritur shqetësimi se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese po fshihet lehtësisht.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kjo rrit rrezikun për votim të dyfishtë.

“Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”, tha ai.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk janë deklaruar për këtë shqetësim të ngritur.

Krasniqi ndërkaq pati vërejtje edhe për kabinën e votimit, e cila tha se është më e ulët “gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”.

10:53 9.2.2025

A e keni ditur ❓

Të rinjtë janë shumë aktiv në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Këtë herë, mbi 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Në grafikën më poshtë mund ta shihni trendin ndër vite:

10:04 9.2.2025

Lumir Abdixhiku voton për zgjedhjet parlamentare

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

Lumir Abdixhiku duke votuar.
Lumir Abdixhiku duke votuar.

Kandidatët e tjerë për kryeministër janë: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Që të gjithë ata veçse kanë votuar.

10:02 9.2.2025

Rëndësia e votës

Më herët gjatë javës e kemi publikuar videon më poshtë, që ju rikujton pse është e rëndësishme të votoni.

Shikojeni, nëse nuk e keni ndarë mendjen ende 😊

Ndikimi i votës: Pse dhe si të votoni
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:49 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG