Aktivistë nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova janë bashkuar në idenë e një teatri rajonal, për të folur mbi nevojën e një zgjidhjeje sistematike për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Serbia po përballet me protestat më të mëdha që prej përmbysjes së regjimit të Sllodoban Millosheviqit në vitin 2000. Çfarë e nxiti përshkallëzimin e tyre tani? Shpjegojmë në pak minuta.
Komision i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do të “gërmojë” për ndërhyrjet kardiake në klinikat private dhe shtetërore, pasi kardiokirurgu Sashko Kedev, akuzoi se këto operacione kryhen vetëm për përfitime financiare.
Nga dëshmitar kryesor në të pandehur. Kjo është rruga e Krunosllav Fehirit, dëshmia e të cilit ishte vendimtare në gjyqin e Branimir Gllavashit në Kroaci, për krime lufte kundër civilëve serbë në vitin 1991.
Ushtria ukrainase thotë se i ka penguar njësitet ruse të infiltrimit, të cilat kaluan një vijë mbrojtëse në veri të qytetit lindor të Pokrovskut.
Kievi dhe aleatët e tij këmbëngulin se paqja e qëndrueshme me Moskën mund të arrihet vetëm nëse Ukrainës i jepen garanci të besueshme dhe të zbatueshme sigurie.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë.
Millorad Dodik po kalon një fazë të dobësimit politik, por nuk mund të quhet i margjinalizuar, thotë Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin.
Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që i ka përjetuar pasi është arrestuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2021.
Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se Krimeja ka qenë gjithmonë ruse, gadishulli - tashmë i aneksuar i Ukrainës - ka kaluar nga dora në dorë gjatë shekujve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takuan sërish në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht dhe ky takim ishte krejt ndryshe nga ai i mëparshmi.
Është ende herët të thuhet nëse takimi i 18 gushtit mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, hapi rrugë për përfundimin e luftës 42-muajshe të Rusisë në Ukrainë.
Shfaq më shumë