Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një bazë nëndetësesh në Balaklava dikur ishte një sekret sovjetik, më pas u rihap si një muze turistik. Tani, aktivistët pretendojnë se baza po riaktivizohet edhe një herë për luftimin e anijeve ruse.
Suhrob për vite të tëra punoi në kantiere ndërtimi në Rusi me qëllim që të kursente para dhe ta bënte dasmën e tij të ëndrrave në Taxhikistan.
Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë ukrainas, në mënyra të ndryshme.
Kur Shota Bitadze është kthyer në llogoret e Ukrainës, disa muaj pasi është plagosur rëndë, ai ka tentuar t’ua mbajë sekret ushtarëve tjerë shkallën e plagëve që ka përjetuar.
Në gusht të vitit 2023, një mercenar famëkeq serb i Bosnjës u shfaq në një program propagandistik rus, për të rekrutuar luftëtarë për luftën gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, që Kremlini kishte nisur 18 muaj më parë.
Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë kishte shumë potencial, por vështirë se mund të shkonte më keq.
Të akuzuar për trafikim me qenie njerëzore, marrëdhënie seksuale me një të mitur, si dhe pastrim parash në Rumani, ish-kikboksierët Andrew dhe Tristan Tate, u lejuan të largohen drejt SHBA-së.
SHBA-ja dhe Ukraina arritën një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve të rralla, por kjo marrëveshje ende nuk është një kontratë ligjërisht e obligueshme.
Teksa detajet e një marrëveshjeje ndërmjet Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla të Ukrainës po bëhen publike, mediat e kontrolluara nga pushteti në Rusi mezi po e shtyjnë përpara versionin e Kremlinit.
Mediat po prodhojnë lajme me shpejtësi dhe çdo ditë sjellin informacione të reja për presidentin amerikan, Donald Trump, luftën në Ukrainë, NATO-n, Rusinë dhe për diplomacinë me ritëm të shpejtë.
Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës është një ujdi e madhe, lexoni edhe një herë mes rreshtash.
Shfaq më shumë