Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve. Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij kinez, Xi Jinping, më 8 maj, duke deklaruar “Tajvani është Kinë” para turmave mirëpritëse në Beograd.
Pavarësisht urdhrave nga Kievi për t’u riregjistruar për shërbim ushtarak, dy baballarë ukrainas, të cilët i kanë zhvendosur familjet e tyre në Republikën Çeke, nuk planifikojnë të jenë në mesin e rekrutëve të mundshëm për të luftuar për atdheun e tyre.
Kirurgë polakë kanë operuar një grua ukrainase, së cilës i ishte dëmtuar një pjesë e fytyrës dhe pjesa e poshtme e nofullës nga një sulm rus – duke fituar një “Oskar të mjekësisë” dhe duke i mundësuar asaj të buzëqeshë para kamerës gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacia është më mikpritëse për turistët LGBT, ndërsa Kosova më së paku. Lista përfshin 213 vende në total.
Lyudmila Menyuk, një veterane e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus, tani po i ndihmon familjet e ushtarëve përmes ofrimit të terapisë psikologjike. Ajo u ofron atyre mirëkuptimin dhe mbështetjen që do të kishte dashur për djalin e saj, Stanislav Menuyk.
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 18-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Valona Tela)
Skenat prekëse të fotografuara në një stacion treni në Kramatorsk shërbejnë si një kujtesë e fortë e qëndrueshmërisë dhe çmimit që po paguan Ukraina nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, ndërsa trupat e Kievit udhëtojnë drejt vijave të frontit dhe kthehen nga lufta.
Në Kosovë janë shtatë strehimore, që njihen si shtëpi të sigurta. Ato janë portë për të gjitha gratë, të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe vendosin të largohen nga shtëpitë ku përjetojnë dhunën, si dhe për fëmijët e tyre.
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit.
Ministria e Jashtme e Ukrainës prezantoi një zëdhënëse të re virtuale, e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (IA), e cila quhet Victoria Shi, për ta përfaqësuar Ministrinë online.
Qindra qytetarë u mblodhën për të ndjekur garën me kuaj në fshatin Mejdan të rajonit të Opojës, në Dragash në fillim të majit dhe në të morën pjesë kalorës nga Kosova dhe rajoni. Kësaj radhe gara u mbajt për nder të kalorësit të ndjerë Muhamer Mustafa.
Shfaq më shumë