Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit. Shërbesa për Pashkët u mbajtën edhe në Gazë, ku Izraeli që nga tetori po lufton kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe në Rusi dhe Ukrainë, dy shtete që janë në luftë që nga viti 2022.

1
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, duke udhëhequr meshën e Pashkëve në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë më 5 maj 2024. Rusia është shteti me popullsinë ortodokse më të madhe në botë.

2
Një prift shpërkatë me ujin e shenjtë besimtarët gjatë shërbesës për pashkët në Manastirin Peçersk Lavra në Kiev më 5 maj 2024. Kisha Ortodokse e Ukrainës u nda nga ajo ruse më 2019.

3
Një besimtar ortodoks merr pjesë në shërbesën e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Shën Jovan Bigorskit në Mavrov të Maqedonisë së Veriut. Kisha Ortodokse Maqedonase kremton Pashkët në bazë të kalendarit julian.

4
Besimtarët ortodoksë marrin pjesë në liturgjinë për Pashkët në Kishën e Shën Savës në Beograd të Serbisë më 5 maj 2024.