Katër vjet më parë, Mahsa Amini vdiq në paraburgim, pasi u arrestua për gjoja shkelje të ligjit për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit në Iran.
Mijëra qytetarë u mblodhën më 18 shtator në Prishtinë, në një protestë të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të kundërshtuar dënimin për krime lufte të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim për krime lufte.
Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së u dënuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, por aktgjykimi nuk është përfundimtar. Çfarë mund të kundërshtojë mbrojtja në apel?
128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët. Këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykatat në Hagë për krime e luftë dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte. Akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.
Nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, deri te shpallja e aktgjykimit janë 2.146 ditë.
Marina e Ukrainës thotë se një dron detar ukrainas Sargan-3000 ka shkatërruar një lundër të telekomanduar ruse në Detin e Zi, në atë që ajo e përshkroi si betejën e parë ndërmjet dronëve detarë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, HUR.
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre
Një sulm me dronë rusë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë më 13 shtator ishte sulmi më i fundit në një sërs sulmesh ndaj pikave kufitare në perëndim të Ukrainës gjatë ditëve të fundit.
Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë për t’ua bërë një pyetje qytetarëve: Çka prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?
Shfaq më shumë