Udhembara dhe mirëseardhje: Në stacion me ushtarët ukrainas
Skenat prekëse të fotografuara në një stacion treni në Kramatorsk shërbejnë si një kujtesë e fortë e qëndrueshmërisë dhe çmimit që po paguan Ukraina nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, ndërsa trupat e Kievit udhëtojnë drejt vijave të frontit dhe kthehen nga lufta.
![Një ushtar ukrainas përqafon partneren e tij, që e vizitoi atë gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra në vijën së parë në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ishte në stacionin ku ai fiksoi këto momente drithëruese ndërsa ushtarët ukrainas largoheshin dhe ktheheshin nga vija e frontit. Nuzhnenko është një nga gazetarët e paktë që i është dhënë qasja për të mbuluar luftimet në vijat e para.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-ce6c-08dc683d092b_cx4_cy13_cw89_w1024_q10_r1_s.jpg)
1
Një ushtar ukrainas përqafon partneren e tij, që e vizitoi atë gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra në vijën së parë në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ishte në stacionin ku ai fiksoi këto momente drithëruese ndërsa ushtarët ukrainas largoheshin dhe ktheheshin nga vija e frontit.
Nuzhnenko është një nga gazetarët e paktë që i është dhënë qasja për të mbuluar luftimet në vijat e para.
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ishte në stacionin ku ai fiksoi këto momente drithëruese ndërsa ushtarët ukrainas largoheshin dhe ktheheshin nga vija e frontit.
Nuzhnenko është një nga gazetarët e paktë që i është dhënë qasja për të mbuluar luftimet në vijat e para.
![Stacioni hekurudhor në Kramatorsk, i cili shtrihet afërsisht rreth 150 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë, është një qendër kryesore hekurudhore dhe logjistike për forcat ukrainase.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-6d97-08dc683d0915_cx0_cy10_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
2
Stacioni hekurudhor në Kramatorsk, i cili shtrihet afërsisht rreth 150 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë, është një qendër kryesore hekurudhore dhe logjistike për forcat ukrainase.
![Një ushtar ia mban fytyrën me duar partneres së tij teksa e shikon në sy para se të përshëndetet. Skena të tilla janë të zakonshme në të gjithë vendin derisa Ukraina po përpiqet të mbajë vijën kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Donjeckut.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-1a41-08dc62e9e1a1_cx25_cy8_cw53_w1024_q10_r1_s.jpg)
3
Një ushtar ia mban fytyrën me duar partneres së tij teksa e shikon në sy para se të përshëndetet.
Skena të tilla janë të zakonshme në të gjithë vendin derisa Ukraina po përpiqet të mbajë vijën kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Donjeckut.
Skena të tilla janë të zakonshme në të gjithë vendin derisa Ukraina po përpiqet të mbajë vijën kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Donjeckut.
![Një tjetër ushtar duke u përshëndetur me partneren e tij pasi e vizitoi gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra e tij në vijën e parë të luftës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-6c5e-08dc62e78598_cx0_cy1_cw82_w1024_q10_r1_s.jpg)
4
Një tjetër ushtar duke u përshëndetur me partneren e tij pasi e vizitoi gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra e tij në vijën e parë të luftës.