Lista Serbe e propozon sërish Simiqin për nënkryetar
Lista Serbe insiston prapë në propozimin e Svallko Simqit.
Igor Simiq nga kjo parti tha se ky parlament ka pritur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërsa tani po krijohet problem rreth një të drejte që përcaktohet nga Rregullorja e Kuvendit. Ai përsëri u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Slavko Simiqin. Sipas tij, ai vend i takon atij që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë.
Çka thotë Rregullorja e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit?
Rregullore e Kuvendit
Neni 12
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit
...
6.1. Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, dhe
6.2. Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë propozohet nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë.
Simiq nuk i siguron votat e nevojshme as në herën e dytë
Edhe në votimin e dytë Svallko Simiq nuk i ka marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur nënkryetar.
Për të kanë votuar 10 deputetë për, 56 kundër dhe 21 kanë abstenuar.
Sllavko Simiq propozohet për herë të tretë, sërish dështon
Igor Simiq ka thënë herën e tretë para Kuvendit se Sllavko Simiq është i propozuari i tyre.
Rezultati ka qenë i njëjtë, ai nuk i ka siguruar votat e nevojshme për t'u zgjedhur nënkryetar.