Ndërlidhjet

Dimal Basha urohet për zgjedhjen në post.
Dimal Basha urohet për zgjedhjen në post.

Drejtpërdrejt Basha kryetar; Haxhiu, Çitaku e Shala nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës

E përditësuar

• Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

• Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.

• Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

14:50

Emilja Rexhepi zgjidhet nënkryetare nga pakicat joserbe

Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga pakicat joserbe.

Ata do ta ushtrojnë këtë detyrë me rotacion.

Për të kanë votuar 71 deputetë, një kundër dhe 23 kanë abstenuar.

14:47

Miftaraj: Rashiq nuk ka të drejtë ta propozojë veten për nënkryetar

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për Radion Evropa e Lirë se Nenad Rashiq nuk ka të drejtë ta propozojë veten për nënkryetar të Kuvendit.

“Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës së mëhershme, propozimet për nënkryetarë të komuniteteve joshumicë bëhen me shkrim”.

Në këtë rast, shumicën e ka Lista Serbe, e cila ka 9 deputetë.

14:34

Çfarë thotë Kushtetuta për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve?

Neni 67, pika 4 e Kushtetutës së Kosovës thotë:

“Dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë”.

14:26

Radhën e kanë nënkryetarët nga pakicat

Elbert Krasniqi i ka propozuar me rotacion tre kandidatë për nënkryetar nga pakicat joserbe: Emilija Rexhepin, Fidan Jillta dhe Artan Asllani.

Igor Simiq nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka propozuar për nënkryetar Sllavko Simiqin si nënkryetar nga pakica serbe.

Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, e propozoi veten për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës dhe nuk u pajtua me propozimin e Listës Serbe.

Në mungesë të konsensusit, kryetari Basha ka kërkuar ndarjen e votimit për dy pozitat e nënkryetarëve, veç e veç.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG