Një grua në Zveçan ndalohet për fotografim të votës
Një grua e nacionalitetit serb u ndalua për fotografimin e fletëvotimit në një vendvotim në qendrën 2091 në Zveçan - pjesa veriore e Kosovës.
Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.
Ndërkohë që presim KQZ-në me të rejat e fundit rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, ju sjellim një video me mesazhet e të rinjve për kryeministrin e ri:
Përshëndetje për të gjithë nga unë Valona Tela.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton përmes ueb-faqes së tij se pjesëmarrja në zgjedhje, deri më tash, ka arritur në 17.36 për qind.
Sidoqoftë, KQZ-ja pritet të dalë në konferencë për media në 15:30 me të rejat e fundit.
Na ndiqni!
Të dashur lexues,
Lidhur me zgjedhjet parlamentare në Kosovë, informacionet e fundit tani do t’jua sjell Valona Tela.
Unë Mimoza Sadiku ju falënderoj për besimin!
Ju uroj një pasdite të mirë!