Ndërlidhjet

Donald Trump.
Donald Trump.

Izraeli dhe Irani zbatojnë armëpushimin pas kritikave të ashpra të Trumpit

15:41 24.6.2025

Presidenti iranian: Armëpushimi do të respektohet nëse edhe Izraeli vepron njëjtë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka thënë të martën se do të respektohet armëpushimi që është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump, nëse Izraeli vepron njëjtë.

“Nëse regjimi zionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, ka thënë Pezeshkian në një bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, sipas faqes zyrtare të presidencës.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.


15:18 24.6.2025

Trump thotë se nuk dëshiron ndryshim regjimi në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shoh ndryshim regjimi në Iran.

“Nuk e dua atë. Dua të shoh që gjithçka qetësohet sa më shpejt që është e mundur. Ndryshimi i regjimit çon në kaos, dhe ne nuk duam të shohim shumë kaos”.

Megjithatë, ai beson se Irani duhet të jetë në gjendje të rindërtohet dhe të bëjë punë të mirë.

“Iranianët janë tregtarë të mirë, biznesmenë shumë të mirë, dhe kanë shumë naftë. Ata mund të jenë në gjendje të mirë. Ata duhet të jenë të gjendje të rindërtohen dhe të bëjnë punë të mirë”, ka thënë Trump teksa është nisur për në samitin e NATO-s që këtë vit mbahet në Hagë të Holandës.

“Ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore, por përtej kësaj ata duhet të bëjnë punë të mrekullueshme”, ka thënë mes tjerash Trump.

14:52 24.6.2025

Zyra e Netanyahut: Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin pas bisedës së kryeministrit me Trumpin

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli e ka shkatërruar një instalim radari afër Teheranit të martën, në përgjigje të sulmit iranian që ka shkelur armëpushimin, por që tani do të përmbahet nga sulmet tjera pasi kryeministri ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Pak minuta më parë, Trump e ka shprehur pakënaqësinë e tij me Izraelin dhe Iranin për sulmet që kanë nisur ndaj njëri-tjetrit, pasi ka bërë të ditur se palët janë pajtuar për t’i ndaluar sulmet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
14:19 24.6.2025

Raportohet se Trump dhe Netanayhu biseduan përmes telefonit

Mediat izraelite janë duke raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë biseduar në telefon.

Do t’ju sjellim më shumë informacione teksa zhvillohen ngjarjet.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG