Ndërlidhjet

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.

Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë në Hagë?

• Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

• Ai tha se Thaçi nuk e udhëhiqte UÇK-në dhe se organizata nuk kishte zinxhir komandues.

• Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.

• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

16:21 17.11.2025

Po ju sjellim disa nga deklaratat e Wesley Clark, lidhur me rolin e Hashim Thaçit dhe organizimin e UÇK-së.

Clark: UÇK-ja s'kishte zinxhir komandues
Ju lutem prisni
Clark: UÇK-ja s'kishte zinxhir komandues

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:43 0:00
15:57 17.11.2025

Clark: Nuk mendoj se Thaçi kishte kontroll mbi njerëzit që kryen akte të dhunës


Në pyetjen e fundit të avokatit Lluka Mishetiq, Clark u pyet të sqaronte deklaratën e tij se nuk besonte që ishte drejtë që çdo sjellje e keqe e të tjerëve t’i atribuohej Thaçit.

Gjenerali amerikan në pension tha se nuk mendon se Thaçi kishte pasur kontroll mbi njerëzit që kishin kryer akte të dhunës në verën e vitit 1999.

“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja, edhe po të ishte kështu ajo ishte organizuar nga individë të caktuar. Unë kam folur me Mike Jackson për këtë dhe sigurisht ai ka folur me komandantët e tyre dhe kanë qenë në kontakt të UÇK-së. Unë nuk besoj se ka qenë UÇK-ja, por edhe po të ketë qenë UÇK-ja nuk kishte askush kontroll, nuk kishte mekanizëm kontrolli mbi atë çfarë ndodhte në terren. Nuk funksiononte që ju jepnit urdhër dhe prisnit që të zbatohej ai. Ishte më tepër një rezistencë. Njerëzit rezistonin sepse donin të shpëtonin jetën e tyre”, tha ai.

Sipas Clark, ai nuk kishte informacione se UÇK-ja qëndronte pas akteve të dhunës pasi do të sigurohej që ato të ndaleshin.

“UÇK-ja e kuptonte qartë se nuk do të merrnin atë që morën, largimi i forcave serbe, po të mos ishte NATO. Ata nuk kishin asnjë mjet që të mbronin veten kundër presionit të forcave serbe. pra, ishte një rast shumë i qartë që motivi i tyre ishte që të dëgjonin dhe të bënin atë që kërkonte KFOR-i”, tha Clark.

15:46 17.11.2025

Clark: UÇK-ja dëshironte një Kosovë multientike

Pas rinisjes së seancës gjyqësore, Clark u pyet nga avokati i Thaçit nëse kishte informacione se UÇK-ja synonte të shënjestronte pakicat, ai tha se nuk kishte informacione të tilla.

Sipas gjeneralit amerikan, nuk kishte ndonjë koordinim nga UÇK-ja për të shënjestruar serbët dhe se Thaçi nuk kishte motiv që të përfshihej në akte të tilla.

Ai tha se UÇK-ja kishte deklaruar se dëshironte një Kosovë multietnike, duke theksuar se besonte se ishte e sinqertë në këtë deklaratë.

Ai foli për situatën pas luftës dhe për aktet e dhunës. Clark tha se kishte një sërë faktorësh që kontribuan në dhunë, duke treguar se shqiptarët e kthyer ishin të mllefosur dhe të frikësuar.

Ai tregoi një ngjarje kur në mes të prillit të vitit 1999, avionët e NATO-s kishin sulmuar traktorë në Drenicë, pasi kishin parë se njerëzit në ata traktorë ndaleshin dhe digjnin disa shtëpi. Më pas u kuptua se ata kishin qenë civilë shqiptarë.

Clark kujtoi se disa vjet më vonë ishte takuar me një shqiptar nga Kosova që i kishte thënë se ai kishte qenë në këta traktorë dhe ai e kishte pyetur pse i digjnin shtëpitë dhe ai i kishte thënë se më mirë t’i digjnin sesa t’i merrnin serbët.

“Kjo tregon se sa të forta ishin ndjenjat, sa të mllefosur dhe të frikësuar ishin. Është e vështirë t’iu thuhet qetësohuni”, tha Clark, duke shtuar se nuk kishte polici që ta merrte situatën nën kontroll.

14:30 17.11.2025

Clark: Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK

Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit.

Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.

“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG