Ndërlidhjet

Christopher Hill në sallën e gjyqit në Hagë.
Christopher Hill në sallën e gjyqit në Hagë.

Hill: S’kam dëgjuar që Thaçi kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme

• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill dëshmoi për ditën e dytë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

• Hill ishte i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

• Të katërtit i hedhin poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

• Hill ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.

09:48

Përshëndetje të nderuar lexues,

Përmes këtij blogu do ta mbulojmë drejtpërdrejt dëshminë e ish të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Christopher Hill, në mbrojtje të Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij në Hagë.

Në ditën e parë, atë e mori në pyetje avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, Lluka Mishetiq.

Faleminderit që jeni me ne!

10:08

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Edhe sot avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill. I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, Hill ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se Thaçi është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.

“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”.

10:12

Mishetiq përfundon marrjen në pyetje

Avokati i Thaçit, Mishetiq, përfundoi marrjen në pyetje dhe tani e ka rendin avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis.

10:16

Të gjithë të akuzuarit janë në sallë

Sikur edhe dje, në sallën e gjyqit janë të pranishëm: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG