Hill: Mospajtimet mes shqiptarëve nuk ishin shqetësimi im
Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se si ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit.
Ai e ka pohuar deklaratën që e ka dhënë vite më parë në një intervistë se besonte se edhe lideri i asaj kohe, Ibrahim Rugova nuk ishte i gatshëm që ta kryente detyrën.
“Mospajtimet mes shqiptarëve nuk ishin shqetësimi im. Shqetësimi im ishte të zbatoja politikën amerikane dhe të gjeja një mënyrë që Beogradi, dhe grupe të ndryshme në Kosovë, të gjenin një mirëkuptim dhe të përfundonte konflikti".
“Jakup Krasniqi nuk ishte një nga figurat kryesore”
Përgjatë dëshmisë së tij, diplomati Hill është duke pohuar atë që ka thënë edhe më herët nëpër transkripta, se nuk besonte që Jakup Krasniqi ishte një nga figurat kryesore në UÇK.
“Kjo ishte përshtypja ime”, ka thënë shkurt ai.
Pushim i shkurtër
Të gjithë pjesëmarrësit në seancë janë në pushim të shkurtër dhe pritet të kthehen shumë shpejt.
Qëndroni me ne!
Rinis seanca
Të gjitha palët tani janë kthyer në sallë dhe procesi po nis.
Diplomati Hill do të japë dëshminë deri në orët e pasdites.