Kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë në Bosnjë e Hercegovinë? Kjo pyetje po mbizotëron para mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), që do të mbahet më 3 dhe 4 qershor në Sarajevë, ku do të shqyrtohet zgjedhja e pasardhësit të Christian Schmidtit.
Rreth 300 operatorë ukrainas të dronëve së voni u larguan nga vijat e frontit për të garuar në ngjarjen e quajtur “Dronët e egër”, ku shfaqën aftësitë që kanë përsosur në vijat e frontit.
Çdo marrëveshje e përkohshme për paqe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të pasohet nga bisedime më të thella mbi rezervat bërthamore të Teheranit, raketat dhe çështje të tjera kritike, theksoi të hënën shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Teksa konflikti në Iran po hyn në muajin e katërt, bota po shikon nëse Uashingtoni dhe Teherani do të pranojnë një marrëveshje të përkohshme apo do të rrezikojnë një konfrontim më të thellë në Lindjen e Mesme.
Dokumente të rrjedhura lidhin një raport të hedhur poshtë, i cili pretendonte se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte blerë një apartament prej 3.2 milionë dollarësh në Dubai për nënën e tij, me një organizatë dezinformimi të mbështetur nga Kremlini.
Pasi industria e turizmit në Ukrainë u shkatërrua nga pushtimi rus, operatorët turistikë në Ukrainë po u ofrojnë shërbime udhëtarëve që duan të shohin nga afër ndikimet e luftës.
Bota vazhdon të presë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj një kornize të propozuar për zgjatjen e armëpushimit aktual me Iranin, ndërsa kërcënimet për rifillimin e sulmeve ajrore amerikane dhe veprimeve të ndërprerjes nga forcat detare amerikane në rajonin e Gjirit Persik vazhdojnë.
Rusia dhe qeveria e Afganistanit e drejtuar nga talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, në një lëvizje që sinjalizon thellim të bashkëpunimit mes palëve, thanë ekspertët.
Kur predhat e raketës balistike ruse, Oreshnik fluturonin natën afër Kievit më 24 maj, disa video incizuan një detaj të pazakontë. Pavarësisht një sërë goditjesh të dukshme dhe me objektet që përplaseshin përtokë, nuk kishte shkëndija shpërthyese që rëndom shoqërojnë një sulm me raketa.
Për të kuptuar se ku qëndrojnë negociatat dhe nëse diplomacia mund të parandalojë ende një përshkallëzim tjetër, Radio Evropa e Lirë bisedoi me Ethan A. Goldrich, diplomat veteran amerikan që ka shërbyer nën administrata të ndryshme.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe partnerja e tij e supozuar, Alina Kabayeva, i kanë punësuar të paktën 20 dado të huaja, mësuese private dhe kujdestare të tjera për të ndihmuar në rritjen e dy djemve që besohet se janë bijtë e tyre.
Pas njoftimit të 28 majit se Suedia do t’i dhurojë Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë të gjeneratës së vjetër, Gripen, ekspertët e industrisë thonë se një detaj kyç i këtij transferi do të përcaktojë ndikimin e menjëhershëm të këtij aeroplani në luftën me Rusinë.
Shfaq më shumë