Pas njoftimit të 28 majit se Suedia do t’i dhurojë Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë të gjeneratës së vjetër, Gripen, ekspertët e industrisë thonë se një detaj kyç i këtij transferi do të përcaktojë ndikimin e menjëhershëm të këtij aeroplani në luftën me Rusinë.
Rumania e ka akuzuar Rusinë për “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm”, pasi një dron goditi një ndërtesë të lartë banimi brenda territorit rumun, afër kufirit me Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit Donald Trump dhe Kongresit amerikan, duke paralajmëruar se vendi i tij ka nevojë jetike për sisteme shtesë raketore Patriotë, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase.
Teksa Uashingtoni dhe Teherani po peshojnë diplomacinë kundrejt rrezikut të rinisjes së konfliktit, ish-zëvendësndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes për Lindjen e Mesme, Michael Patrick Mulroy, tha se të dyja palët tani kanë arsye të forta që të parandalojnë një përshkallëzim të mëtejmë
Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë.
Fabrika kineze Linglong në Zrenjanin mori leje përdorimi për disa pjesë të saj, si: mikserë, depo të lëndëve të para, squfurit dhe karbonit të zi, pa i siguruar miratimet paraprake që garantojnë sigurinë nga aksidentet e mëdha kimike.
Për 88 ditë, miliona iranianë jetuan në errësirë digjitale, pasi autoritetet vendosën një ndalim mbarëkombëtar të internetit pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Gjatë vitit të kaluar, interneti u kufizua 313 herë në gjithsej 52 shtete. Pas këtij numri fshihen aplikacione të bllokuara, rrjete të fikura dhe miliona njerëz të shkëputur nga shërbimet bankare, puna dhe komunikimi.
Disa miratojnë deklarata, të tjerë do ta zhvendosnin në Bruksel, ndërsa të tjerët e mbështesin. Kështu partitë politike në Bosnje dhe Hercegovinë e shohin të ardhmen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në prag të mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC).
Një zyrtar i lartë iranian zbuloi se Teherani ka importuar teknologji të avancuar kineze, në përpjekje për të kufizuar përgjithmonë qasjen në internetin global.
Një ekip i Radios Evropa e Lirë iu bashkua patrullës së një njësie të posaçme të policisë ukrainase kundër dronëve, që operon në periferi të Kramatorskut - një qytet në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut.
Dario Ristiq u kthye në vendlindjen e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi luftoi për Rusinë në Ukrainë, dhe u përball me gjyq.
Shfaq më shumë