Vajzat që ushtrojnë balet në një strehimore nga bombat në Kiev mes sulmeve të vazhdueshme ruse gjithandej nëpër Ukrainë, festimet për Vitin e Ri Persian e një sulm vetëvrasës në Kandahar, janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga REL-i sjell fotogalerinë e javës.
Për 40 vjet, Abdymalik Tolonbaev ka hequr borën e madhe dhe ortekët për ta mbajtur të hapur një rrugë të rrezikshme malore në distriktin Alaiku, në Kirgizi.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë ishte moment i pritur me shpresë por edhe me frikë në Kosovë. Kështu e përshkruajnë situatën që kishin përjetuar 25 vjet më parë Gëzim Sahatçiu nga Prishtina dhe Ali Reka nga Prelezi i Muhaxherëve.
Kësaj radhe në podkastin Libertas, me psikologen klinike, Jeta Deva, diskutojmë për çrregullimin narcistik të personalitetit. Në këtë episod mund të informoheni më shumë lidhur me shenjat dalluese, parandalimin dhe mënyrat e trajtimit për të menaxhuar një çrregullim të tillë.
Pas ndërhyrjes së NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, Kosova nisi një transformim: nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e në synimin për t’u bërë vend anëtar i NATO-s me ushtri të konsoliduar.
Gjashtë hulumtues po kalojnë një muaj duke jetuar në ambient të mbyllur, ku po kultivojnë ushqimin e tyre dhe po testojnë automjete robotike – në një zonë të thatë të Armenisë jugore. Shkencëtarë austriakë dhe armenë e kanë zgjedhur këtë vend për shkak të ngjashmërive gjeologjike me planetin Mars
Mes dilemash dhe kundërshtimesh nga Kina dhe Rusia, atëbotë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999, në orën 22:17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) në fund të vitit 2022. Por, deri në anëtarësim zyrtar ka ende shumë hapa që duhen kaluar.
Dhjetëra njerëz besohet të kenë humbur jetën nga një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës. Sipas mediave ruse, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)
Rusia ka kryer sulme masive mbi infrastrukturën ukrainase të energjisë më 22 mars, duke e goditur digën më të madhe të shtetit dhe duke dëmtuar rëndë një linjë të energjisë në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Një ishull i fortifikuar i epokës komuniste në brigjet e Shqipërisë mund të bëhet tani një vendpushim luksoz, sipas planeve të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ekipi i Radios Evropa e Lirë eksploroi ishullin e braktisur të Sazanit.
Çelja e luleve të qershisë çdo fillimpranverë ua shton hijeshinë parqeve e u jep gjallëri shesheve të qyteteve gjithandej nëpër botë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë