Kur çelin qershitë...
Çelja e luleve të qershisë çdo fillimpranverë ua shton hijeshinë parqeve e u jep gjallëri shesheve të qyteteve gjithandej nëpër botë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një zog me sy të bardhë qëndron në një degë qershie që ka lulëzuar herët në Ueno Park në Tokio, Japoni, 8 mars 2024.

2
Pemët e qershive përgjatë një rruge në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, 20 mars 2024.

3
Pemët në sheshin kryesor në Prishtinë, Kosovë, kanë nisur të lulëzojnë këtë fillimpranverë.

4
Mes degëve të lulëzuara të qershive shihet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku janë vendosur disa nga ministritë.