Sipas ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushtojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare.
E konsideruar prej kohësh si parajsë për shpendët shtegtarë, Laguna e Vainit, përgjatë bregut verior të Shqipërisë, po braktiset gjithnjë e më shumë nga një varg speciesh, teksa rritja e temperaturave po shkreton ligatinat e vendit.
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
Banorët e zhvendosur të Gazës kanë ngritur një strukturë si tendë, duke përdorur konserva të ushqimit, të cilat u dërguan në territorin e dërrmuar nga lufta përmes pakove me ndihma – në përpjekje për t’i treguar botës për varësinë e tyre nga ndihmat, mes krizës që ka shkaktuar lufta Izrael-Hamas.
Disa pajisje të dizajnuara gjatë Luftës së Ftohtë për të vrarë, plagosur ose monitoruar kundërshtarët mund të ishin hedhur poshtë si legjenda urbane nëse shembujt nuk do të ishin dokumentuar me foto.
Në këtë episod të podkastit Libertas flasim me Yllza Nikqin, koordinatore e qendrës për parandalimin e vetëvrasjeve "Linja e Jetës", dhe me Art Lleshin, njëri nga 47 vullnetarët e saj.
Kryeqyteti i Belgjikës po kërkon mbrojtjen e dy prej traditave të tij historike – shfaqjen me kukulla dhe një qilim prej lulesh, që shtrohet çdo dy vjet para ndërtesës së Komunës së Brukselit – përmes shpalljes së tyre si trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO.
Perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është duke formësuar tashmë gjeopolitikën. Një paketë e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, ka muaj që është bllokuar në Kongresin amerikan, kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë pro Trumpit.
Rreth tre mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin mars. Ata protestuan javën e parë të prillit për shkak se llogaritë bankare të kësaj ndërmarrjeje janë bllokuar nga përmbaruesi. Problemi buron nga kontrata e shumëdiskutueshme me Z-Mobile.
Teksa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po rekruton disa mijëra të dënuar për të luftuar në Ukrainë, popullatat e burgjeve në Rusi janë tkurrur, duke i nxitur zyrtarët t’i mbyllin disa prej qendrave.
Trembëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, ky proces do të nisë sërish më 5 prill. Këtë herë, procesi do të zhvillohet me disa ndryshime. Ai do të zhvillohet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe do të ketë edhe formularë shtesë për dëmet e luftës.
E vendosur gjashtë metra nën tokë, "shkolla bunker" e parë e ndërtuar me qëllim për t'i mbrojtur nxënësit nga bombardimet ruse, tani është gati për shkollarët në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë