Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
Si u bënë disa aviatorë amerikanë njerëzit e parë që fluturuan rreth botës gjatë një aventure epike 175 ditore.
Lokalet, tavolinat, e kuponët fiskalë të bizneseve të lojërave të fatit, që dikur funksionin në Kosovë si të ligjshme, tani janë shndërruar në një skemë të fshehtë, që përfshin telefona të mençur, pika kontakti dhe qasje në internet.
Me një ofensivë të mundshme ruse në horizont, Ukraina po lufton për ta mbajtur vijën e frontit, mes mungesave të armëve dhe të ushtarëve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij mund ta humbë luftën nëse nuk merr më shumë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E pavarur nga viti 2008 dhe e njohur si shtet nga 117 vende të botës, Kosova ende lufton për t’u bërë pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kleçkat ia ngre kryesisht Serbia, e cila vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Si të kapërcehen?
Familja Terekh është zhvendosur në Serbi nga Rusia, më 2019, në kërkim të një jete më të mirë. Pjesëtarët e saj kanë gjetur vende pune, kanë paguar taksa, dhe thonë se kurrë nuk kanë shkaktuar telashe. Por, tani Serbia po kërcënon me dëbimin e tyre.
Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin.
Organizata Freedom House publikoi raportin vjetor për nivelin e demokracisë në vendet në transit. Ja si duket ai në vendet e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me periudhën para dhjetë vjetësh.
Në Kosovën e pasluftës u ngrenë shtatore dhe buste të shumta të personaliteteve të ndryshme. Shpeshherë, ato nxitën diskutime se a i ngjajnë apo jo personit për nder të të cilit ishin ngritur.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Sipas ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushtojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare.
E konsideruar prej kohësh si parajsë për shpendët shtegtarë, Laguna e Vainit, përgjatë bregut verior të Shqipërisë, po braktiset gjithnjë e më shumë nga një varg speciesh, teksa rritja e temperaturave po shkreton ligatinat e vendit.
Shfaq më shumë