Qëndrimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, se vendet e tyre duhet të ndjekin vetëm kursin proevropian dhe properëndimor në politikën e jashtme, është në kontrast të thellë me atë të qytetarëve të Serbisë.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë izraelite raportohet se ende janë duke diskutuar për mënyrën se si t’i përgjigjen sulmit iranian me raketa e dronë. Dëgjuesit e shërbimit të Radios Evropa e Lirë në Iran, Radio Farda, kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
Dy vjet pasi forcat ruse u zmbrapsën nga rajoni i Kievit, fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ka vizituar sërish të njëjtat vende që kishte fotografuar atëherë, për të parë se si duken përpjekjet e rindërtimit jashtë qyteteve më të mëdha të Ukrainës.
Katrina Fotovat thotë se mbështetja për zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe mbështetja e trajnimet për prokurorët dhe gjyqtarët se si ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore, mund ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e kësaj dukurie.
Pavarësisht pamjeve që shfaqën turma duke festuar nëpër rrugët e Teheranit, dëgjuesit e kanë kontaktuar shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Iran, Radio Farda, për të shprehur frikën e tyre nga pasojat e mundshme të sulmit masiv të vendit të tyre ndaj Izraelit.
Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Dyzet e pesë vjet më parë, një tërmet shkatërrues goditi bregdetin e Malit të Zi. Në këtë vend humbën jetën 101 njerëz, ndërsa në Shqipëri 35. Mbi 1.000 të tjerë u plagosën.
Zhurma e traktorëve e thyente qetësinë e fshatit Bukosh të Vushtrrisë, mëngjesin e 11 prillit. Fermeri Gjylazim Ibrahimi me djalin e tij po kryenin mbjelljet pranverore.
Festimi i Fitër Bajramit, përmbytjet në Kazakistan dhe në Rusi, si dhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
Si u bënë disa aviatorë amerikanë njerëzit e parë që fluturuan rreth botës gjatë një aventure epike 175 ditore.
Lokalet, tavolinat, e kuponët fiskalë të bizneseve të lojërave të fatit, që dikur funksionin në Kosovë si të ligjshme, tani janë shndërruar në një skemë të fshehtë, që përfshin telefona të mençur, pika kontakti dhe qasje në internet.
Shfaq më shumë