Mali i Zi - 45 vjet pas tërmetit shkatërrues
Dyzet e pesë vjet më parë, një tërmet shkatërrues goditi bregdetin e Malit të Zi. Në këtë vend humbën jetën 101 njerëz, ndërsa në Shqipëri 35. Mbi 1.000 të tjerë u plagosën. Pesëmbëdhjetë prilli i vitit 1979 ishte e diel dhe, sipas vendasve, dita e mospunës parandaloi një numër më të madh viktimash. (Përgatiti: Valona Tela)
Para

Pas

1
Hoteli Sllavija në Budvë u shkatërrua nga tërmeti. Sot është Sllovenska Pllazha, një vendpushim turistik i ndërtuar në vitin 1984.
Para

Pas

2
Në vendet që ruajnë kujtimin e tërmetit të 45 vjetëve më parë, sot gjenden reklama të kompanive të disa banorëve të rinj të Budvës, qoftë në rusisht, turqisht, anglisht apo kinezisht.
Para

Pas

3
Kur përmendet tërmeti, gjëja e parë që bie ndërmend është solidariteti. Jo vetëm në mesin e banorëve lokalë. Mijëra të rinj nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë së atëhershme shkuan në bregdetin malazez verën e vitit 1979, për të ndihmuar. Edhe vite më vonë, republikat e shtetit të atëhershëm të përbashkët ndihmuan financiarisht rindërtimin e Malit të Zi.
Para

Pas

4
Pamje nga Pizana në Budvë - para 45 vjetësh dhe sot.