Disa palestinezë, të cilët ishin zhvendosur gjatë ofensivës izraelite, janë kthyer në qytetin e Han Junisit, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ata i kanë gjetur shumicën e shtëpive të tyre të shkatërruara, teksa në lagjet e tyre nuk ka më ujë, sistem kanalizimi, ushqim, xhami apo infrastrukturë.