“Dashuria është dashuri”: Parada e tetë e Krenarisë në Kosovë
Nën ritmet e këngëve si “Just Dance” të Lady Gagas, apo “Amanet” të Vesa Lumës, dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) e tjera. Parada e ka përmbyllur Javën e Krenarisë në Kosovë, e cila ka nisur më 3 qershor.

1
Flladitësja me shumë ngjyra në këtë foto ka qenë vetëm njëra prej gjërave që kanë pasur me vete marshuesit, për t'u kombinuar me flamurin e komunitetit LGBTIQ+.
![Shtetet e Bashkuara, sikurse secilën paradë tjetër, e kanë përkrahur edhe organizimin e 8 qershorit. Në fotografi shihet mbishkrimi “Love is love” [Dashuria është dashuri] dhe flamuri amerikan. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-f0db-08dc87e1a53a_w1024_q10_s.jpg)
2
Shtetet e Bashkuara, sikurse secilën paradë tjetër, e kanë përkrahur edhe organizimin e 8 qershorit. Në fotografi shihet mbishkrimi “Love is love” [Dashuria është dashuri] dhe flamuri amerikan.

3
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë. Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

4
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.