Kampionati Evropian i futbollit 2024 ka filluar të premten, më 14 qershor, me ndeshjen hapëse të Grupuit A, mes nikoqires Gjermanisë dhe Skocisë, në stadiumin Allianz Arena në Munih.
Njëzet e katër ekipe kombëtare, gjashtë grupe, dhjetë stadiume. Nga 14 qershori deri më 14 korrik, përfaqësueset evropiane të futbollit do të luftojnë për fitore në secilën ndeshje, me të vetmin synim: ta rrëmbejnë trofeun e Euro 2024 në Berlin.
Situata pezull mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë edhe me vite; mund edhe të komplikohet nëse dy vendet mbeten në pozita të pabarabarta, ose nëse dinamikat globale imponojnë vendime, thonë vëzhguesit.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se dhjetëra shtete janë pajtuar të marrin pjesë në një samit më 15 dhe më 16 qershor në Byrgenstok, me qëllim gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë – por Rusia nuk do t’iu bashkohet atyre.
Çdo vit, miliona myslimanë udhëtojnë drejt qytetit të shenjtë të Mekës, për të kryer haxhillëkun. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), 1.576 besimtarë nga Kosova këtë vit janë nisur për në Mekë.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK) shënoi ceremoninë kryesore të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Pjesëtarë të njësiteve të ndryshme të këtyre dy institucioneve parakaluan në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Dy kolegë raportuan për luftën e viteve 1998/99 në Kosovë - i pari për gazetën Newsweek, i dyti për New York Times dhe pastaj Newsweek. Një çerek shekulli më vonë, rruga i solli sërish në Kosovë, në ngjarje për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Të lumtur shprehen të dy me atë që shohin sot.
Më 12 qershor bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë kundër trupave ruse, të cilat vazhdimisht janë munduar të avancojnë në rajonin verilindor të Harkivit.
Në ditën e parë të qershorit u bë i ditur arrestimi i një tjetër shqiptari të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, në Merdare. Serbia e akuzon atë për kryerje të krimeve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Çfarë po ndodh me të dhe me shqiptarët tjerë të arrestuar nën akuzat e njëjta?
Njëzetepesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Shumë qytetarë dolën në rrugë për t’i takuar, me gjithë faktin se në shumë qytete kishte tensione ndëretnike.
Ndonëse partitë pro-evropiane fituan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme shënoi rritje. Parlamenti Evropian pritet që në përbërjen e re të ketë më shumë nacionalistë, euroskeptikë dhe më pak liberalë dhe të gjelbër.
Shfaq më shumë