Myslimanët në Kosovë dhe në gjithë botën e shënuan festën e Kurban Bajramit të dielën, 16 qershor. Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.