Trembëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, ky proces do të nisë sërish më 5 prill. Këtë herë, procesi do të zhvillohet me disa ndryshime. Ai do të zhvillohet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe do të ketë edhe formularë shtesë për dëmet e luftës.
E vendosur gjashtë metra nën tokë, "shkolla bunker" e parë e ndërtuar me qëllim për t'i mbrojtur nxënësit nga bombardimet ruse, tani është gati për shkollarët në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Barotali Mirzoev thotë se djali i tij i kishte thënë familjes, dy ditë para sulmit në sallën e koncerteve Crocus pranë Moskës, se ai po kthehej në shtëpi, në Taxhikistan. Dalerjon Mirzoev është një ndër katër burrat taxhikë që akuzohen për sulmin e 22 marsit, i cili ua mori jetën 144 personave.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nga 3 prilli 2024, në Kosovë nis së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik - dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.
Një gjykatë në qytetin rus, Kazan, ka vendosur t’ia zgjasë paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, deri më 5 qershor 2024, dhe ka refuzuar kërkesën e saj për vendosje në arrest shtëpiak.
Një shkretëtirë ndërtesash të shkatërruara dhe trupa të pajetë. Kjo është ajo që lanë pas vetes forcat izraelite pas largimit nga Spitali Al-Shifa në Qytetin e Gazës, ku zhvilluan një operacion që rezultoi edhe me arrestimin e qindra militantëve të dyshuar palestinezë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Anijet po ndërtohen jashtë kufijve të Ukrainës dhe është e paqartë nëse ato do të ketë ndonjë rol në luftën aktuale me Rusinë.
Ergjan Mehmeti nga Shtimja, është aktori i parë nga komuniteti ashkali që ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Për shkak të përkatësisë etnike, ai në fëmijërinë e tij është përballur me mjaft paragjykime dhe sjellje bullizuese në shkollë.
Bletarët në Hungari thonë se “mbijetesa e tyre është në rrezik”, për shkak të rënies së çmimit të mjaltit vendës, si pasojë e importeve. Disa thonë se një vendim i marrë së voni nga qeveria për të hequr ndalesën për importet e mjaltit ukrainas, do t’i dëmtojë prodhuesit vendës.
Vëmendja në ishullin e Sazanit u rikthye para pak javësh kur dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shprehu interesim për ndërtimin e një kompleksi turistik.
Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët më 31 mars. Mesha kryesore u mbajt në Vatikan dhe u udhëhoq nga Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike. Mesha janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovë.
Shfaq më shumë